Në 80-vjetorin e festës kombëtare të “Jo”-së në Greqi, minoriteti i saj në Shqipëri ka zhvilluar homazhe në nderim të ushtarëve grek të rënë gjatë luftës italo-greke.

Ceremonia u zhvillua në varrezat e Këlcyrës dhe më pas të Bularatit.

I pranishëm ishte dhe zv/ministri i jashtëm grek, Kostas Vllasis, i cili u prit me protesta nga përfaqësues të shoqatave patriotike në vend.

Gjatë fjalës së mbajtur para minoritetit, diplomati grek e vuri theksin tek marrdhëniet e tensionuara me Turqinë.

 

KOSTAS VLLASIS 

ZV/MINISTER I JASHTEM I GREQISE

Konjokturat e sotme na vënë përballë sfidave të shumta. përveç pandemisë po përballemi dhe me qëndrimin provokues, pothuajse armiqësor do doja të thosha, të një fqinji arrogant, Turqisë, e cila ka zgjdedhur të shkojë në rrugën e kundravajtjes kombëtare, në rrugën e kërcënimeve e shantazheve. Është shndërruar në një factor të përhershëm të destabilizimit të fqinjësisë sonë e më gjerë. Por atdheu ynë shqipton “JO” gjëmuese. Prandaj dërgojmë dhe sot mesazhin në çdo drejtim se: grekët nuk përulen e nuk tërhiqen.

 

Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule kërkoi zbardhjen e plote te vrasjes së Kostandin Kacifas.

 

VANGJEL DULE

KREU I PBDNJ

Zbardhja e  vrasjes së Kacifas nuk është vetëm kërkesë e imja, por është kërkesë e Parlamentit Evropian dhe një kërkesë humane. Duhet të përmbyllen procedurat dhe të jepet një përgjigje.

 

Në Këlcyrë dhe Bularat prehen rreth 1500 ushtarë grekë shumica pa emër, ndërkohe, gjatë ceremonisë nuk pati tensione.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *