Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Ashures.

 

Në një postim në Facebook, Meta duke u nalur tek kjo festë bën apel që të gjithë njerëzit të flakin tutje lakminë e indiferencën dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë para familjes, shoqërisë, atdheut dhe kombit.

 

“Nga teqeja e Sari Salltëkut në Krujën e bekuar dhe të shenjtë për të gjithë shqiptarët, pata sot kënaqësinë, që së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të uroja të gjithë besimtarët: Gëzuar Festën e Ashures! Gëzime e mbarësi për familjet tuaja! Kjo ditë e flijimit dhe sakrificës njerëzore na fton të flakim tej egon e sëmurë, lakminë e indiferencën dhe të marrim përgjegjësitë tona para familjes, shoqërisë, atdheut dhe kombit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *