Fermerë të shumtë të fushës së Devollit për minuta të tëra kanë protestuar në aksin nacional Kapshticë-Korçë në afërsi të kryqezimit të fshatit Proger.

 

Shkak sipas tyre është bërë mungesa e tregut për prodhimet e tyre bujqesore, prodhime të cilat gjithnjë sipas tyre kanë mbetur pa u shitur.

 

Protestuesit kanë hedhur parulla të shumta kundër qeverisë Rama madje me mollë kanë shkruar në rrugë Rama ik.

 

Për minuta të tëra në dy anët e rrugës nacionale ka pasur rradhë te gjata mjetesh.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *