Fermerët e “Ferma VIP” po bëhen gati për spektaklin e ditës së sotme, i cili do të transmetohet në kanalin e “Vizion Plus” në orën 21:00.

Roberti ka veshur xhaketën e Elsës dhe çizme llastiku të Floranit.

Ndërkohë që Gloria bëhet gati, Valeri nuk nguron t’a komplimentojë.

“O bukuri që pushton botën”, i thotë Valeri Glorias

Flori ka zgjedhur të qethet pak para spektaklit të sotëm.

“Ferma VIP” zhvillohet në dy net Prime, të hënën dhe të premten, drejtpërdrejt në ekranin e Vizion Plus, ndërkohë që  fermerët  dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri transmetohet live 24/7 në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, në cilësi absolute, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *