Subscribe

Shtëpia e parë e rindërtuar pas shkatërrimit që la pas tërmeti i Nëntorit është e ajo e familjes Allaraj, në Farkë.

Në dorëzimin e saj ishte edhe kryeministri Edi Rama, i rikthyer në kantieret e ndërtimit pas mbylljes së pushimeve në vilën qeveritare të Dhërmiut.

Premtimi është që brenda katër javësh rindërtimi i 65 shtëpitë individuale në zonën e Farkës të ketë përfunduar.

Në gjithë qarkun e Tiranës pretendohet se mbi 800 banesat t’u dorëzohen familjeve të dëmtuara nga tërmeti brenda muajit Nëntor që përkon me një vjetorin e tragjedisë.

Themelet e pallateve deri në 15 ditëshin e parë të Tetorit, sipas Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, do të jenë hapur.

Plani i rindërtimit do të përbëjë një nga angazhimet kryesore të kryeministrit Edi Rama.

Është premtuar që në 26 Nëntor, një vit nga lëkundja sizmike që i mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, është të jenë përfunduar shtëpitë individuale, institucionet arsimore dhe të jenë në fazë ndërtimi pallatet dhe infrastruktura mbështetëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *