Policia e Tiranës ka arrestuar një person, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

 

Në pranga përfundoi A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

 

Gjithashtu, u shpallën në kërkim V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç.

 

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *