Subscribe

Fakte të reja dalin në dritë duke shtuar dyshimet se pas dy tenderave të falsifikuar, në Autoritetin Rrugor dhe në Opëratorin e Sistemit të Transmetit qëndron biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj.

 

Vizion Plus ka mësuar se drejtuesit teknik i projektit  për ndërtimin e linjës së energjisë 220 kv Burrel-Peshkopi është shtetasi Edi Gjoka. Mjafton me një kërkim të thjeshtë në internet dhe ky person rezulton të jetë aktualisht drejtor i zhvillimit të projekteve në kompaninë “Gener 2”, pronësi e biznesmenit Bashkim Ulaj.

 

Në kontratën e nënshkruar mes OST dhe kompanisë DH Albania janë edhe një sërë biznesesh me të cilat kompania amerikane do të bashkëpunonte, në formën e nënkontraktorëve.

 

Sipas burimeve për Vizion Plus një nga nënkontraktorët ishte firma Gener 2. Duke ju referuar kontratës DH Albania do të përdore makineritë e rënda të “Gener2” sic janë vinça apo kamiona për të realizuar projektin në terren.

 

Por këtyre dy elementëve po ti shtojmë edhe përkthimin zyrtar të dokumentacionit që është kryer nga Shënde Kruja, e cila edhe kjo është e punësuar në “Gener 2”, duket se dyshimet përforcohen akoma me shume.

 

Nga ana tjëtër përfaqësuesi i vetëm i firmës 26-vjecari Aviol Dobi rezulton të jetë me zyra në qëndrën e biznesit “ABA Centër”, godinë kjo në pronësi të biznesmenit Ulaj.

 

Dosjet për të dy tenderat me vlerë totale 30 mln euro kanë përfunduar në prokurori, por paralelisht edhe shteti Delawer ka nisur hetimet për këtë skemë mashtrimi.

 

Biznesmeni Bashkim Ulaj fitoi pak kohë më parë koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë –Kashar, me një vlerë 337 milion euro, gati 170 mln euro më shumë nga projekti fillestar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *