Ministri italian i punëve të Jashtme, Enzo Mavero milanesi zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kryediplomati italian konfirmoi gjatë komunikimit  me dy liderët shqiptarë, “rëndësinë e jashtëzakonshme të sigurimit të rregullave  themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Përsa i përket  zgjedhjeve më 30 qershor, ministri përsëriti se “pavarësisht divergjencës ndërmjet forcave politike në Shqipëri, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës si dhe të shprehet mendimi dhe qendrimi i forcave politike  në një mënyrë të drejtë demokratike”.

Kryediplomati italian theksoi se siguria dhe korrektësia e procesit zgjedhor duhet të garantohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *