Presidenti rexhep Tajip erdogan ka ashpërsuar kritikat  ndaj izraelit dhe kryeministrit Netanjahu.

 

Erdogan ka deklaruar se Turqia do të mbështesë çdo iniciativë për të siguruar që Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që po kryen në gaza.

 

 

“Pasi të përfundojë e gjithë kjo që po ndodh, ne duam ta shohim Gazën si një rajon paqësor që është pjesë e një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e vitit 1967, me integritet territorial dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Ne do të mbështesim formula që do të sjellin paqe dhe qetësi në rajon. Ne nu do të mbësshtesim plane që kërkojn ë të fshijnë palestinezët nga historia.”

 

Presidenti turk ka kritikuar ndërkombëtarët e në veçanti bashkimin europian se po mbyllin sytë ndaj sulmeve izraelite drejt popullsisë civile palestineze.

 

Ndërsa sekretari amerikan shteti Antony Blinken i cili do të mbërrijë më vonë në Turqi, po takohet me fuqitë kryesore të lindjes së mesme, përfshirë kryeministrin e përkoshëm të Libanit, në një samit në Jordani.

 

Blinken ka ngritur shqetësimin për situastën e tensionuar në kufirin jugor të Libanit me Izraelin dhe ka falenderuar zyrtarin libanez për përpjekjet e tij për paqe dhe stablitet në rajon.

 

Ky takim vjen një ditë pasi kreu i grupit të armatosur libanez Hezbollah paralajmëroi SHBA dhe Izraelin për përshkallëzim të konfliktit.

 

Nga ana tjetër  Mbreti Abdullall i Jordanisë ka pritur këtë të shtunë ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe iu ka kërkuar atyre të flasin njëzëri për konfliktin zrael hamas.

 

Ai ka kërkuar gjithashtu presion të shtuar mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndaluar luftën në rripin e Gazës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *