Enkelejda Muçaj emërohet Avokate e Shtetit. Vendimin e mori këtë të mërkurë qeveria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

Muçaj do të zërë vendin e Artur Metanit në këtë post. Metani u zgjodh pak kohë më parë Kryeinspektor i Lartë i Drejtësisë.

 

Ai u votua nga Parlamenti, por emri i tij është atakuar shumë nga opozita duke qenë se është vëllai i socialistes Eglantina Gjermeni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *