Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Kreu i ILD-së, vizitë zyrtare në SHBA/ Zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të DOJ

19 Prill 10:40

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuar nga OPDAT (Zyra Transoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së.

Metani zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, si dhe me përfaqësues të OPDAT.

Në zyrën e OPDAT,  kreu i ILD-së u takua me Zëvendësdrejtorin George Huber dhe Drejtoren Rajonale për Evropën Pragna Soni. Gjatë këtyre takimeve Inspektori i Lartë i Drejtësisë u shoqërua nga Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT në Shqipëri, Dave Backman, si dhe nga inspektori Periand Teta.

Diskutimet u përqendruan në rritjen e standardeve të integritetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor në Shqipëri, si elemente thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë kontekst, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndau pikëpamje mbi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të inspektimit dhe llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe nevojën për të garantuar standarde të larta etike dhe profesionale.

Ai theksoi gjithashtu se funksionimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm përbën një element kyç në garantimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri. Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e arritur dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të asistencës teknike, si dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Këto takime përbëjnë një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë, me synim rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
artur metani ILD SHBA

Nga e njëjta kategori

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

më shumë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.