Subscribe

Ish-fushës së Aviacionit në njësinë 7 i është shtuar një mjeti i ri fluturues. Behet fjale per nje vepër arti. Krahas investimeve në infrastrukturën urbane që kanë prekur zonën në dy vitet e fundit, kryetari Veliaj inauguroi edhe vendosjen e instalacionit “Ëndrra Fëmijërie”, e paraqitur në formën e një avioni.

 

 “Dua t’i falënderoj me gjithë zemër për kontributin fantastik të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, që kanë sponsorizuar realizimin e veprës. Për ne që jemi rritur në Tiranë dhe kemi pasur një fëmijëri modeste, lojërat me aeroplan dhe sajesat me letër, ishin një mënyrë për të kaluar një fëmijëri të bukur. Vërtet kemi pasur kushte më modeste, ndoshta kemi qenë më të lumtur se kemi pasur një komunitet më të fortë. Ndaj besoj se ky instalacion evokon komunitetin e fortë që kemi këtu tek ish Fusha e Aviacionit. Sigurisht, është një kujtesë e historisë në një kohë që Shqipëria ishte mbushur me tanke dhe avionë për t’u mbrojtur nga armiq imagjinarë që nuk erdhën kurrë dhe për një zonë që është fusha e aviacionit.”

 

Veliaj theksoi se kjo vepër do të shërbejë edhe si një mënyrë për ta kthyer këtë hapësirë në një vend të preferuar për zhvillimin e aktiviteteve artistike kryesisht për të rinj.

 

 “Shpresoj shumë që instalacioni i avionit prej letre të jetë një mundësi që të shërbejë si një akupunkturë, si një gjilpërë në trupin e qytetit, e cila mund të gjenerojë më shumë aktivitete, më shumë evente për komunitetin, më shumë arsye për t’u bërë bashkë, ashtu si shumë instalacione që kemi vendosur në qyet, si Reja, apo vende të tjera, që janë kthyer në pikë takim dhe një toponim për lagjen. Shpresoj se nuk do jetë e largët dita kur të thonë, do takohemi tek raketa, tek fusha e aviacionit për të bërë një aktivitet, një teatër, shfaqje apo koncert.”

 

“Ëndrra Fëmijërie” është një vepër arti e cila ka për qëllim të ruajë kujtesën kolektive të zonës ku është vendosur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *