Subscribe

I moshuari 84-vjeçar që humbi jetën në Indonezi është shtetasi shqiptar Ruzhdi Ishmi, nga Durrësi. “Vizion Plus” ka siguruar letrën që dhëndri i tij, Martin Stottele u ka dërguar autoriteteve për t’i informuar për vdekjen e tij për shkak të koronavirusit.

 

“Me keqardhje të thellë duhet të ju njoftoj se vjehrri im, Z. Ruzhdi Ishmi, nga Durrësi, i lindur me 4 tetor 1934, ka ndërruar jetë dy orë më parë në spitalin e ushtarak “RSPAD Gatot Subroto” në Xhakartë, pasi ishte duke u trajtuar për koronavirus prej dy javësh. Ai dhe gruaja e tij qëndruan me mua dhe gruan time këtu në Xhakartë që nga mesi i dhjetorit. Ne po planifikojmë të sjellim trupin e tij në Shqipëri në një fazë të mëvonshme. Cilat janë procedurat që do të duhet të ndjekim me qeverinë shqiptare për këtë rast të veçantë?”

 

Ndërkohë, në Indonezi ndodhen edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët po ashtu janë të prekur me koronavirus. Bëhet fjalë për zonjën Mareta, 80 vjeç si edhe djalin dhe nipin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *