Identifikohet dhe ndalohet autori që hodhi lëndët pirotenike në protestën e së hënës. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë.

Nga hedhja e shashkave u lënduan edhe dy shtetase, të cilat nuk ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu, thuhet se Qyrani është i proceduar edhe më herët për “tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm. Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën. Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma. Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *