Subscribe

Zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Greqi pas sekuestrimit të 200 kilogramëve kokainë në Portin e Pireut. Bëhet fjalë për Azdren Muharremin, 48 vjeç, i cili dyshohet se ishte në krye të organizatës kriminale, dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç.

Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas grekë të identifikuar si Ioannis Viglakis dhe Alexandros Merkouris.

Lexo edhe :

Related Posts

“Oficerët e Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve në bashkëpunim me Zyrën DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë zbërthyen një organizatë kriminale, aktive në trafikimin e drogës nga Amerika Latine. Droga transportohej përmes rrugëve detare e fshehur në kontejnerë dhe kishte si destinacion vendet evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Greqinë”, njoftoi policia greke.

Rolet e të arrestuave

Shqiptari Azdren Muharremi, ishte drejtues i organizatës kriminale, i ngarkuar për gjetjen e sasive të drogës në qarkullim, financimin e transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në kontejnerë të destinuar për Greqinë dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme drejt Evropës

Marsel Stafaj, bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Muharremit, i ngarkuar për gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Ioannis  Viglakis, i ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë Greqisë, për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Alexandros Merkouris, përgjegjës për mbulimin operacional dhe mbrojtjen e Muharremit duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me seli jashtë vendit, të cilët merreshin me furnizimin, blerjen, vendosjen dhe fshehjen brenda kontejnerëve të ngarkuar me ngarkesë legale me origjinë nga Panamaja dhe me destinacion Greqinë.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me qendër në Greqi, përgjegjës për trafikimin e mëtejshëm të sasisë së sekuestruar.

Në vijim të sa më sipër, në orët e mëngjesit të datës 22.05.2024, në rrugën Agios Dimitriou nr. 43 në Pire, u arrestua Azdren Muharremi dhe tre pjesëtarët e tjerë të grupit.

Në kontrollet e banesave dhe automjeteve të të arrestuarve të mësipërm janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) pistoletë e kalibrit 9 mm, me mbishkrim TWC3 LONE WOLF ARMS PRIEST RIVER JO, me numër serial C3AG854, pesëmbëdhjetë (15) gëzhoja të kalibrit 9, një sasi e vogël kanabis dhe njëzet (25) gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një numër dokumentesh që provon trafikimin e sasive të mëdha të drogës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *