Subscribe

Policia greke sekuestroi 200 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejener me karkaleca në Portin e Pireut.

Dy shqiptarë dhe dy grekë ranë në pranga.

Lexo edhe :

Related Posts

Mediet greke kanë publikuar edhe pamjet e drogës brenda kontejnerit. Siç shihet në foto, pakot e drogës kishin të stampuar një kafkë sipër.

Një nga dy grekët e arrestuar ishte emër i njohur për policinë. Ai ishte arrstuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Më pas ai u ekstradua në SHBA, ku kreu një dënim me burg pasi kishte një urdhër kundër tij për ndihmën e një organizate terroriste në Kolumbi. Sipas informacioneve ai do të transportonte armët dhe në këmbim do të merrte kokainë.

Roli i secilit prej anëtarëve të organizatës ishte si më poshtë:

Një 48-vjeçar kishte marrë përsipër drejtimin e organizatës kriminale, konkretisht gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Amerika Latine, si dhe fshehjen e drogës në kontejnerë.

Një 36-vjeçar, kishte marrë përsipër të gjente dhe rekrutonte anëtarë të tjerë.

Një 64-vjeçar, ka komunikuar me anëtarë të tjerë të organizatës që ndodheshin jashtë vendit për të koordinuar furnizimin dhe financimin e sasive që do të trafikoheshin dhe

Një 54-vjeçar, ishte përgjegjës për mbulimin operacional dhe mbrojtjen e 48-vjeçarit, duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria.

Si vepronin

Anëtarët e unazës ishin aktivë në trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine.

Droga transportohej në rrugë detare dhe fshihej në kontejnerë për importimin dhe trafikimin e mëtejshëm të saj në vendet evropiane, përfshirë Greqinë, për të përfituar shuma të mëdha fitimesh të paligjshme.

Në fakt, siç thuhet në njoftimin e Policisë, nga transportimi dhe trafikimi i sasive të mëdha të kokainës, ata kanë përfituar të ardhura të paligjshme që i kalonin 5 milionë euro.

Për t’i dhënë fund aksionit të tyre është kryer një operacion policor në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, datë 22.05.2024, gjatë të cilit 48-vjeçari është lokalizuar dhe në pronësi të tij janë gjetur me qëllim trafikimin e mëtejshëm  180 pako me kokainë, me një peshë totale prej 210 kilogramë.

Në kontrollet e kryera në shtëpi dhe automjete janë gjetur dhe sekuestruar shtesë:

kokainë me peshë totale 510- gram,

kanabis i papërpunuar me peshë 1,5- gram,

shuma parash prej 131675€ dhe 30 paund

një pistoletë me pesëmbëdhjetë (15) fishekë,

37 fishekë 9mm

peshore,

2 motoçikleta,

17 pajisje celulare,

kartë memorie (pajisje usb),

3 pajisje për gjurmimin e pajisjeve elektronike gjeografike (gjurmuesi GPS),

vula e mbylljes së kontejnerëve dhe

shumë faqe me shënime të shkruara me dorë.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme të organizatës kriminale dhe çdo lidhje që mund të ketë me rrjete të tjera të ngjashme, si dhe identifikimin e anëtarëve të tjerë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *