E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ I vendosën tritol për gjobëvënie biznesit në Kamëz, arrestohen 3 persona, në kërkim një tjetër

Ilustrim · Vizion Plus

Në kuadër të operacionit policor “Motivi”, u vunë në pranga shtetasit Jeton Lami (31 vjeç), Florin Domi (30 vjeç) dhe Flogert Mezhika (34 vjeç), ndërsa për shtetasin E. L. (31 vjeç) është shpallur kërkimi. Të gjithë banorë të Kamzës, këta persona dyshohen për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, ku autorët dyshohet të kenë vendosur lëndë plasëse në fasadën e një biznesi, duke shkaktuar dëme materiale. Motivi dyshohet të ketë qenë mosdhënia e shumës prej 500 000 euro, e kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Hetimet u kryen nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, duke përdorur metoda proaktive.

Puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijon. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh