Bayern Munich nuk po kalon një sezon të lumtur, përkundrazi. Skuadra e Thomas Tuchel humbi Superkupën e Gjermanisë, tashmë është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe është 8 pikë prapa Bayer Leverkusen që kryeson në Bundesliga.

Për këtë arsye klubi po planifikon të ardhmen dhe së shpejti do të fillojë një proces ndryshimesh, i cili do të përfshijë marrjen e disa vendimeve të pakëndshme.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, një nga prioritetet do të jetë gjetja e një trashëgimtari të denjë për Alaba-n, i cili nuk është zëvendësuar që kur u shit te Real Madrid.

Mungon një lider në mbrojtje sepse Upamecano nuk ka bindur, Kim nuk është karizmatik dhe De Ligt nuk është një zgjidhje e vlefshme për trajnerin aktual të bavarezëve, i cili e ka të tretin në listë.

Kimmich është gjithashtu pak i vetëm në mesfushë dhe ka nevojë për dikë që ta mbështesë.

Në funksion të sezonit të ardhshëm përveç Kimmich vetëm 4 lojtarë të tjerë janë të paprekshëm deri më sot: i pari është Harry Kane, i cili u ble nga Tottenhami në verë dhe ka shënuar 25 gola në 22 ndeshje të Bundesligës. Të tjerët që njihen si të domosdoshëm janë portieri Manuel Neuer, mesfushori sulmues Thomas Muller dhe sulmuesi Jamal Musiala.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *