Një ngjarje e rende ka ndodhur këtë te premte ne Elbasan. Treni i pasagjereve i linjës Elbasan-Durrës ka përplasur një 12-vjeçare, e cila ka humbur jetën disa ore me pas ne spital.

 

Aksidenti ndodhi ne fshatin Bradashesh te Elbasanit kur vajza po kthehej nga shkolla për ne shtëpi. Sipas dëshmitarëve 12-vjeçarja ishte duke ecur ne shina, dhe ka pasur kufje ne vesh, gjë e cila e ka penguar te dëgjojë ardhjen e trenit.

 

Menjëherë pas përplasjes banoret e zonës e kane dërguar ne spitalin e Elbasanit ne gjendje te rende, ku fatkeqësisht nga plagët e marra nuk mundi dot ti mbijetoje këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *