Subscribe

Publikohet foto e 30 vjeçarit Can Kariçi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Kamëz.

 

Can Kariçi ishte një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penal për krime kundër personit, vjedhje dhe armëmbajtjes pa leje. Ai ishte mik i Erigers Mihasit, i cili u ekzekutuar pak kohë më parë në zonën e Astirit.

 

Bëhet me dije se autorët pasi kanë ndjekur 30-vjeçarin, i cili ka dalë nga një bar kafe e kanë ekzekutuar atë në momentin që sapo ka hyrë në mjetin e tij dhe më pas janë larguar me “Audin” që u gjet i djegur më pas në Institut.

 

Mjeti i autorëve ishte me targa të huaja ndërsa brenda saj ndodhej dhe arma e krimit tip kallashnikov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *