Subscribe

Pas shpërthimit me eksploziv në zyrën e LSI-së në lagjen numër 18 në Durrës, ka reaguar ashpër Ministri i kësaj partie, Lefter Koka.

 

Koka u shpreh se ngjarja ka si autorë policët e Rilindjes, sipas tij kjo ngjarje nuk i takon socialistëve të ndershë.

 

“Ngjarja vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste të cilët i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të bëjnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit. Do t’i bëja thirrje socialistëve të ndershëm se kemi kaluar probleme të kësaj natyre në vitin 1997.

 

Unë jam i bindur se nuk janë ata që dëshirojnë këtë situatë. Atë që ne e kemi pagëzuar me emrin Rilindja është një grup shumë i vogël të cileve i bëj thirrje që të mos luajnë, sepse të rinjtë dhe të rejat e LSI do frenojnë me çdo mënyrë këta zagarë të cilët kërkojnë të deformojnë votën”, tha Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *