Sabri Skenderi, President i Urdhërit te Infermierit ne Shqiperi nga Korca ku po zhvillohen zgjedhjet per presidentin e ri te urdhrit te infermierit per Juglindjen ka ngritur disa nga shqetesimet me te cilat perballen sot infermieret:
Sipas tij, qeveria shqiptare duhet te rrise sa më shpejt pagat e infermiereve dhe duhet të përmirësoje kushtet e punes, arsye per te cilat shum infermiere po braktisin Shqiperine dhe po i drejtohen tregut europian.
Gjithashtu sipas kreut të urdhërit të infermiereve në Korcë, duhet te ndryshoje kurikula ne universitetet e rretheve pasi programet nuk jane te njesuara dhe studentet e rretheve në Infermieri hasin veshtiresi ne provimin e shtetit dhe per kete duhet te reagoje ministria e arsimit.
Ne lidhje me ikjen masive te infermierve ai tha se infermieret jane te lire te zgjedhin vete per te ardhmen e tyre.






