Subscribe

Ekspertet greke dhe njohësit e së drejtës detare pohojnë se vendimi i Athinës zyrtare për të shtrirë ujërat territoriale në 12 milje në detin Jon nuk prek aspak Shqipërinë.

Profesori Christos Rozakis, ish- nënkryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe botues i një sërë veprash për zonën ekskluzive ekonomike ka sqaruar për Vizion Plus se si kryhet matja mes brigjeve pa cënuar sovranitetin e vendeve fqinj.

 CHRISTOS ROZAKIS

Zgjatja prej 12 miljeve detare në ishujt Othonios dhe Ereikousa nuk prek as bregdetin shqiptar, as zonat e shelfit kontinental apo Zonën Ekskluzive Ekonomike.  Matja e zonave te shelfit kontinental/Zonave Ekskluzive Ekonomike behet nga bregu dhe jo nga kufijte e ujërave territoriale. Nga momenti qe percaktohet Shelfi kontinental dhe zona ekskluzive ekonomike rezervat qe gjenden ne anen greke i perkasin ekskluzivisht Greqise. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Nëse ka aksione në vijën kufitare, atëherë këshillohet që të shfrytëzojnë së bashku stoqet e zakonshme. Është një pararendës i delimitimit të bregdetit në Egje. Kjo nuk do të thotë që zgjidhja në Egje duhet të jetë identike me Jon.

Ndërsa profesori Kostandinos Filis, drejtor i institutit të marrëdhënieve ndërkombëtare në athinë  i pyetur nga Vizion Plus në lidhje me metodologjinë e cila do të përdoret për caktimin e vijës së mesme në ishujt Othoni dhe Barketa, thekson se tashmë kushtet janë më të pjekura për të arritur një marrëveshje të mirë.

KOSTANDINOS FILIS

EKSPERT I TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE, GREQI

Cështjet teknike dhe metodologjia i mbetet ekipit negociator, por e rëndësishme është se greqia është e disponueshme të mbyllë sa më parë këtë marrëveshje. Dua të besoj se qeveria shqiptare do të veprojnë me bazë interesin kombëtar të shqipërisë dhe jo e ndikuar nga vende të treta të cilat nuk dëshirojnë përmbylljen e marrëveshjes dhe përpiqen me menyra të ndryshme ta pengojnë. Gjithashtu të mbyllen edhe cështjet e tjera të cilat nuk kanë marrë ende zgjidhje si shfuqizimi i ligjit të luftës, të drejtat e minoritetit. Greqia kërkon zgjidhjen e problemeve me shqiipërinë si një paketë.

Per eksperin e të drejtës ndërkombëtare marrëveshja mes dy vendeve duhet të jetë me përfitime reciproke.

KOSTANDINOS FILIS

EKSPERT I TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE, GREQI

Shqipëria nuk ka pse të frikësohet aspak për negociata me Greqinë. Kishim një marrëveshje për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike  në vitin 2009 e cila u anulua nga Gjykata kushtetuese në Tiranë, për të cilën Greqia mendon se nuk ishte veprimi i duhur. Tashmë pas marrëveshjes Greqi-Itali theksoj që edhe Shqipëria dhe Italia kanë përcaktuar zonat e dyte detare  në vitin 1992, në zonë mbetet tashme vetëm një marrëveshje ajo e ujërave territorialë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Profesori Kostandinos Filis e quan një gabim nga ana e Greqisë që nuk paraqiti për ratifikim marrëveshjen me Shqipërinë në parlamentin grek në vitin 2009 një marrëveshje e cila u anulua nga ana e gjykatës Kushtetuese në Tiranë.

KOSTANDINOS FILIS

EKSPERT I TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE, GREQI

Për mënyrën se si u anulua dukej sikur kishte gisht të një vendi të tretë i cili kishte interes në anulimin e marrëveshjes. Nuk kemi interes asnjë nga vendet tona qoftë shqipëria qoftë greqia të mos arrijmë në një marrëveshje dhe duhet ti kushtojmë rëndësi perspektivës së bashkëpunimit. Nuk duhet të biem në kurthin dhe tu shërmbejmë interesave të vendeve të treta dhe jo të interesave tona kombëtare.

Për ekspertët greke ndryshimi i Micotaqis me vendimin e dy viteve më parë të Aleksis Ciprasit ka të bëjë me faktin se tashmë greqia po përballet me një Turqi e cila lëviz praktikisht me anije të paligjshme kunder sovranitetit te Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *