Me 9 vota kundër dhe 4 vota pro komisioni ekonomisë rrëzoi kandidaturën e propozuar nga Presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit Petraq Milo.
Deputetja e PS, Evis Kushi tha se në CV e Milos mungojnë te dhënat për detyrat qe ka ushtruar, raporton Vizion Plus.
EVIS KUSHI
DEPUTETE, PS
Ai ka qenë edhe kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në këto rrethana, kandidati është në konflikt interesi për këtë detyrë.
Por Petraq Milo theksoi se nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim politik.
Dekreti i Presidentit Meta do të votohet më pas në seancë plenare.
Milo ka pasur disa pozicione në administratën shtetërore, mes të cilave këshilltar për çështjet ekonomike dhe fiskale i ish-kryeministrit Sali Berisha, kur ka qenë edhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Ky është dekreti i tretë që mazhoranca socialiste rrëzon për kreun e KLSH-se.
Më herët jane refuzuar kandidaturat e Vitore Tushës dhe të Bahri Shaqirit.
Mandati i kryetarit aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj, ka përfunduar që në fund të 2018-ës.





