Ka nisur në Bruksel takimi i ekipit për dialogun me Serbinë, kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini. Limaj e Ahmeti shoqërohen nga anëtarët e tjerë të delegacionit Avni Arifi, Dardan Gashi ndërsa nga PSD-ja të pranishëm janë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.
Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në kuvendin e Kosovës, megjithë kundërshtimin e LDK-se dhe Vetëvendosjes. Është hera e pare që në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk marrin pjesë në takim me Mogherinin presidentët Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.





