Zv.Presidenti i FSHF, Edvin Libohova tha se rregullimi i kontratave të lojtarëve me klubet është prioritet pasi shpesh ato ndërpriten herë pas herë dhe palet shkojnë në gjyq.

 

Ne jemi koshient që kontratat mes klubeve shpesh janë problematike, ndërpriten në mes dhe palet shkojnë në gjy. Madje ka goxha raste ku kontratat nuk janë reale, pra shumat që lojtarët marrin nga klubet janë më të vogla sesa realja dhe kjo behet për të shmangur taksat. Kjo është arsyeja përse po shihen disa rregullime ligjore. Por kërkojmë heqjen e tatimit mbi të ardhurat per lojtaret ne menyre qe ata të legjitimojnë parate reale që marrin e kështu ne i mbrojmë ata.

 

Sa i takon shqetësimit të ngritur nga lojtarët e Kamzës që kanë mbetur pa punë që në mes të sezonit pas perjashtimit nga kampionati, Libohova pohoi se:

 

Lojtarët e Kamzës janë penalizuar në këtë rast pas vendimit të disiplinës. Nëse kuadri rregullativ mes klubit dhe lojtarët do ishte në një status tjetër, sot do flisnim ndryshe dhe lojtaret do te ishin me te mbrojtur. Por kjo është nje nga arsyet që kërkojmë rregullime të kësaj natyre.

 

Libohova iu përgjigj edhe akuzave në lidhje me faktin se ai mban dy poste, zv.president I FSHF dhe drejtues i ligës profesioniste. Ai pranoi se në momentin që do të formohet liga, ai do të pozicionohet zyrtarisht ndoshta duke u tërhequr si zv.president i FSHF. Ai tha se kishte qënë kërkese e klubeve drejtimi I ligës profesioniste pasi askush nuk solli propozim.

 

Angazhimi im për të krijuar ligën nuk lidhej fare me objektivin tim për të qënë në krye të ligës. E rëndësishme ishte të krijohej liga dhe për këtë kam punuar unë. Për aq kohë sa presidentet e duan ligën por nuk janë angazhuar në këtë punë, mua më ra barra nga Komiteti Ekzekutiv që ta drejtoj përkohësisht. Ditën që do nënshkruhej statuti, i kërkuam klubeve propozime për kryetar ligë dhe askush nuk solli emer, të gjithë e drejtuan gishtin nga unë. Sa i takon akuzave se jam zv.president federate dhe kryetar lige mendoj se nuk ka bazë sepse me t’u krijuar liga, zyrtarisht unë do ti shkëpus marrëdheniet me federatën, në kuptimin që do të jem zv.president ose anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Ky ka qënë një ndryshim i bërë edhe në mbledhjen e asamblese këtë të hënë. Komiteti Ekzekutiv do ketë 11 anëtarë nga te cilet pervec presidentit te FSHF, 3 te tjeret zgjidhen automatikisht dhe ato do te jene nje femer qe eshte risi tani, kreu i ligës dhe kreu i shoqatës së gjyqtarëve. Mua më gjeti aktualisht posti i zv.presidentit të federatës por nuk është e thënë që në të ardhmen të jem në këtë pozicion, ama do të jem në Komitetin Ekzekutiv edhe nëse qëndroj në krye të ligës. E rëndësishme është që kemi nisur hapat për ligën dhe në asamble u miratua edhe një buxhet fillestar prej 10 milion leke.

 

Libohova shtoi se eshte puna muajsh qe liga te institucionalizohet, te krijoje stafin e vet dhe te nise punen per menaxhimin e gares.

 

Ai shtoi se Duka ka te drejten per te zgjedhur trajnerin e kombetares ndonese nuk e quajti fakt te kryer emrin e Edy Reja-s.

 

“Edy Reja eshte ne listen e kandidateve, nuk eshte se ka perfunduar. Nuk eshte thjesht zgjedhja e nje emri por behet fjale per shume terma ne kontrate, keshjtu qe le te presim pak.”

 

Sa i takon stadiumit te ri , Libohova tha se kane qene pune te veshtira ne aspektin e volumit dhe deshira eshte qe stadiumi te inaugurohet me 11 qershor ne takimin eleminator me Moldavine.

 

“Eshte vene data 11 qershor per perfundimin e stadiumit pra per ndeshjen me Moldavine, por ndoshta ne total nuk mbaron. Deshira eshte qershori dhe kompania po i ben te gjitha perpjekjet. Te shpresojme, maksimumi mund te jete 2 muaj me vone”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *