Subscribe

Në një kohë kur diskutohet që një milion shqiptarë nuk lexojnë, botuesit premtojnë në këtë edicion të 21 të panairit të librit se sfida e tyre është të tërheqin të vegjlit dhe të rinjtë drejt leximeve, ndaj edhe kryefjala janë leximet në stenda.

 

Botuesit shqiptarë zbulojnë disa nga detajet e panairit të librit që hap këtë të mërkurë dyert për publikun. Më shumë se 100 stenda nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, do të sjellin tituj të rinj, por, një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet leximit aty për aty të veprave, nga autorët a përkthyesit e tyre.

 

Ajo që më së shumti i intereson dashamirësit të librit është takimi me autorët dhe çmimi i librave. E ndërsa Ymeri siguron se në stenda do të jenë edhe autorët më të njohur shqiptarë, ai nuk siguron dot për ulje të mëdha të çmimit, pasi libri ende përballet me një shoqëri të varfër.

 

Ky edicion i 21 i panairit të librit ka gjetur edhe këtë vit vetëm mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *