Subscribe

Pas shumë ditësh në vetëizolim, kjo është ndër të paktat herë që Anderson Gurra, aktor dhe regjisor del nga shtëpia. Arsyeja është për të na rrëfyer angazhimin e tij për të realizuar maska për këdo që është në pamundësi financiare për t’i blerë ato çdo ditë.

Për të mos rrezikuar prindërit, intervistën po e zhvillojmë në një vend të improvizuar në mjedisin përballë shtëpisë së tij. Mjetet e punës bashkë me makinën qepëse i ka zbritur poshtë dhe është çasti i realizimit të maskës së radhës.

Qepja me makinë nuk është e pazakontë për Andersonin. Në rrugëtimin e tij i është dashur ta mësojë, jo pak herë i është dashur t’i qepë vetë kostumet e shfaqjeve teatrore.

Për sigurinë e tyre është kujdesur që të shfrytëzojë edhe materiale të blera në farmaci.

Kohën para se të takoheshim për këtë intervistë, Andersoni e shfrytëzoi për t’i realizuar nga një maskë edhe grupit të xhirimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *