Arrest me burg është masa e sigurisë për 26 vjecarin Arber Kote, i cili akuzohet për vrasjen e 33 vjecarit Idajet Dulla.

Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës ka zhvilluar mëngjesin e sotëm seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për 26 vjecarin, i cili në këtë seancë është shfaqur i penduar për ngjarjen e ditës së shtunë. Ai ka deklaruar se gjithcka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërsa konflikti lindi  pas debatit për bllokimin e rrugës.

 

Para trupit gjykues 26 vjecari Kote ka deklaruar se “i kerkova të më lironte rrugën, por ai reagoi duke më fyer dhe qëlluar.

 

Thikën e nxorra për vetëmbrojtje, pasi nuk kisha për qëllim ta vrisja”. Prokurori Bledar Bregu ka deklaruar se pavarësisht rrethanave, ka prova të mjaftueshme që fajësojnë personin nën hetim duke kërkuar masën arrest me burg. Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga trupi gjykues I drejtuar nga gjyqtari Rexhep Bekteshi duke  vendosur  masën e sigurisë “arrest me burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *