Subscribe

Për të gjithë ata që nuk tradhtojnë…Premiera e re teatrale u dedikohet pikërisht personave që nuk i njohin “Kënaqësitë e tradhtisë”. Vepra e Krasnogorog sjell historinë e dy njerëzve që janë martuar me personat e gabuar dhe këtë e kuptojnë më vonë.

 

“Kënaqësitë e tradhtisë” njihet në botë si një vepër e teatrit absurd, që brenda dramës ka komedi. Nën regjinë e Loren Terezit kjo vepër është rikonceptuar, e ndryshe nga sa e kemi parë më herët në kryeqytet, në skenë ngjiten vetëm dy aktorë, Kristjana Dodaj dhe Ledjon Zoi.

 

Nga kjo fundjavë në Teatrin Eksperimental vjen si premierë edhe drama “Presidentet”. Regjisorja austriake ndërthur në sallën Molier tre karaktere femrash që e duan pushtetin. Por, në fakt “Presidentet” e autorit Werner Schawab janë dy pensioniste me të ardhura minimale dhe një pastruese.

 

Në skenë për këtë vepër rikthehet edhe Ermira Gjata që ashtu sikurse edhe dy aktoret e tjera, vlerëson punën e regjisores Sabine Mitterecker.

 

“Ka qenë një punë mes vajzash. Tre personazhet janë vajza, e kostumografja po ashtu. Ka qenë kënaqësi të punoja për këtë vepër në Tiranë. jam e bindur që do të pëlqehet pasi është bërë vërtet një punë e mirë.”

 

Shfaqja ngjitet në Sallën Moliere të Teatrit Eksperimental, nisur nga kjo fundjavë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *