E premte, 30 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrës, sekuestrohen 700 KG kanabis

Rreth 700 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia pasditen e kësaj të premte në Portin e Durrësit. Droga u gjet në një kamion që udhëtonte drejt qytetit italian të Ankonës. Pas zbulimit të lëndës narkotike, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e kamionit me inicialet R. R., banues në qytetin e Vlorës. Ndërkohë, efektivët blu të qytetit bregdetar pohojnë se, kanabisi u zbulua gjatë kontrollit rutinë me skaner. Sipas ekspertëve të antidrogës, ajo ishte vendosur në një shtresë dyfishe të kamionit, me qëllim për t’i shpëtuar kontrollit të policisë dhe të doganës në Port. Drejtuesi i kamionit kishte një ngarkese me mobilie sipër në mjetin e tij dhe destinacioni ishte veriu i Italisë. Gjithashtu po hetohen edhe për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e ndërkombëtarë të drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Më shumë video

Reklamë