Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se të dhënat e publikuara nga Eurostat e rendisin Shqipërinë të tretën në Europë për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë pandemisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i demokratëve theksoi se gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi! Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *