Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë edhe një ‘deklaratë mode’ gjatë parakalimit në tepihun e kuq në edicionin e sivjetmë të American Music Aëards.

 

Autorja e shumë hiteve, e cila është shndërruar në bionde, kishte vendosur që t’i lidhte flokët bisht gjatë daljes para fotoreporterëve. Lipa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë rozë, të hapur në pjesën e sipërme dhe në pjesën e këmbës.

 

Këngëtarja e famshme shqiptare ishte edhe një prej interpretuesve në skenën e Microsoft Theater të Los Angelesit, ku e interpretoi hitin “Don’t Start Noë”, me një performancë dhe koreografi të fuqishme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *