Perparim Rakipi, 39 vjeç dhe Erion Tola, 42 vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik droge. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tyre me origjinë italiane, Luigi Maggio, 31 vjeç, emër i njohur për policinë.

Karabinierët pas një hetimi për trafikun e drogës, identifikuan një person që përdorte pronën e tij në Lainate si vend për grumbullimin e lëndëve narkotike.

Lexo edhe :

Related Posts

Të dielën, më 19 maj, në orën 6.30 të mëngjesit, policët vunë re 31-vjeçarin italian duke dalë me një makinë nga garazhi i ndërtesës në Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur per parkimin e autobuseve te ardhur nga Shqiperia.

Kalimi i drogës nga autobusi në Varese

Oficerët panë dy burra, 39-vjeçarin dhe 42-vjeçarin shqiptar, të cilët nga një autobus i kaluan shtetasit italian dy zarfe të mëdhenj të bardhë.

Shtetasi italian i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë në bagazh dhe pastaj u largua.

Policët e ndoqën burrin në Cerro Maggiore dhe e ndaluan për kontroll.

Brenda makinës, u zbulua një ndarje e fshehur ku oficerët gjetën 23 kg kokainë dhe rreth 3.5 kg heroinë.

Sipas hetimeve paraprake, droga ishte destinuar për në tregun milaznez./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *