6 persona janë arrestuar mengjesin e së shtunës nga policia italiane në kuadër të hetimeve që ishin bërë për kapjen e një sasie marijuanë prej 260 kg që u kap me 4 korrik te këtij viti në një gomone.

 

Mjeti lundrues vinte nga Shqipëria dhe vec marijuanës që ishte perfumosur me aromë jasemine për ti shpëtuar qënve të policisë,  është sekuestruar në tubat e gomones edhe 0.5 kg kokainë.  Shtetasit e arrestuar janë prangosur pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata e Brindizit.

 

Fillimisht me 4 korrik ishin kapur dy italiane të cilët e transportonin gomonen me një makinë ndërsa tashmë pas hetimeve të bëra janë prangosur edhe 6 të tjerë. End enuk dihet identiteti I tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *