Subscribe

Ardi Veliu jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama.  “Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan kreu i qeverisë në Twitter.

 

Veliu, përmes një letre, ka treguar arsyet që sipas tij e detyruan të mos kërkojë një mandat tjetër. Sipas tij, shkaku që ofroi dorëheqjen ishte dëshira për t’iu përkushtuar maksimalisht familjarëve të tij.

 

Duke e konsideruar si përvojën më të rëndësishme të jetës së tij, ai falenderoi në veçanti kryeministrin për besimin dhe mbështetjen.

 

 

Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *