Presidenca ka reaguar menjëherë pas draft-raportit të Komisionit të Venecias, në lidhje me faktin se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi është shprehur se nuk ka asnjë lloj shkelje në Kushtetutë dhe që sipas tij tashmë e rëndësishme është që të fokusohemi tek vendimi i Bundestagut.

 

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”

Ndër të tjera zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka komentuar datën e dokumentit të Komisionit të Venecias, që mban datën 29 shtator 2019, ku thekson se nuk do të komentojë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

 

Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *