Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur mbylljen e hetimeve për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe te Rana e Hedhun.

 

Pjesë e këtij grupi është dhe ish deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.

 

Ndoka dhe të pandehurit e tjerë u paraqitën në Prokurori për t’iu komunikuar akuza. Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.

 

Gjithahstu pjesë e të pandehurve janë Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *