Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar këtë të shtunë bllokun e parë rezidencial familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit në Vaqarr të Tiranës.

 

Përveç ndërtimit të banesave, kreu i qeverisë tha se u realizua edhe ideja e një lagjeje të re, ndërsa shtoi se kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur nga tërmeti tragjik.

 

“Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar me dashuri, cilësi dhe dashuri të madhe. Ky bllok ka pranë shkollën 9 vjeccare, gjimnazin, qendrën shëndetësore dhe të gjitha shërbimet e tjera administrative. Sot familjarët kthehen në shtëpi shumë më të mira se sa i kishin. Më vjen mirë që gjithë kjo përpjekje po ndryshon cilësisht jetën e 33 mijë familjeve. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapsirën ku ka goditur tërmeti 2 vite më parë. Falë kësaj përpjekje të madha ata janë sot ose në kushte shumë më të mira . Nëse shohim sot listën a atyre që kanë hyrë në shtëpi, janë mijëra e mijëra që banojnë në htëpi indiviuale të rindërtuara, janë mbi 500 familje në Tiranë. Jemi në fazën që fillojmë me blloqet”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *