Regjisori Robert Budina ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj ka rrëfyer momente të filmit të tij më të ri “Pikë Uji”.
Ai tregoi se një nga motivet e këtij filmi ishte dhe gjendja që po përjetonte më fëmijët dhe familjen.
Budina rrëfeu se gjatë kohës që punonte për filmin fëmijët e tij studionin në një shkollë private dhe shpesh bullizoheshin nga fëmijët e familjeve të kamura, dhe shpesh ajo që e shqetësonte më shumë ishte se çfarë do të merrnin fëmijët vlerat e familjes, apo do të bëheshin dhunues dhe bullizues.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si ndihet Robert Budina ndërsa realizon një film të tillë dhe është babai i dy djemve, dhe sa e kanë kaluar adoleshencën?
Budina: Falë tyre ishte një nga arsyet e mëdha, pasi gjatë kohës që mësuam për këto ngjarje, kishim probleme dhe me rritjen e tyre në shtëpi. Ata shkolloheshin në disa shkolla private ku kishin nxënës të kamur që i bullizonin për pamundësinë e tyre ekonomike. Gjithë investimet tona janë për edukimin e tyre, ne bëjmë një jetë supermodeste për tu dhënë gjithçka atyre. Po shikonim që kjo dëshirë e jona po na kthehej kundër dhe në një moment të caktuar kemi patur dilema të mëdha nëse po i rrisim mirë fëmijët apo jo. Nëse fëmija im do t’i merrte të gjitha ato që ka mësuar në shtëpi, apo si rezultat i kësaj pamundësie do të shndërrohej në një dhunues si rezultat i bullizmit. Zakonisht personat e bulluar nesër mund të bëhen agresorë shumë të egër. Unë kuptoja unë jam vënë në dilema të mëdha që se kisha bërë mirë detyrën time si baba. Madje ata shpesh më thonin përqasjet e mia publike nga mënyra kritike me pushtetarë, që ti je një njeri që bën vetëm moral por ti je një njeri që nuk kujdesesh për fëmijët e tu. /Vizionplus.tv/





