Kanë hyrë në javën e 12 perleshjet mes protestuesve dhe policisë në Hong Kong.

Por këtë të shtunë kanë kthyer skenat e forta të dhunës mes palëve ndryshe nga, manifestimi paqësor I datës 18 gusht ku morën pjesë 1.7 milion njerëz.

Disa bomba Molotov u lëshuan në “Telford Plaza”, sheshi që u bë objekt edhe I përleshjeve fizike mes disa protestuesve dhe forcave te rendit.

Këta të fundit u përgjigjen duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndare turmen.

Disa persona, mes të cilëve protestues dhe policë janë raportuar si të plagosur në Hong Kong.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *