Subscribe

443 të rinj i shtohen skuadres së policisë së shtetit, pasi përfunduar studimet e tyre në Akademinë e Sigurisë.

 

Për ti uruar në detyrën e re, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Në fjalën e tij Nano theksoi se çdo efektiv i policisë duhet ta shikojë veten si shërbëtor i qytetarëve duke i shërbyer pikërisht me vlera morale dhe në zbatim të ligjit.

 

GLEDIS NANO

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE

Punonjësi i policisë është shërbëtor i komunitetit dhe jo padroni i tij, se punonjësi i policisë është guardian i ligjit dhe jo shkelës i tij. Pyesni gjithmonë veten për çdo veprim, a është në përputhje me vlerat morale, a është në interesin e vendit? Ndërtoni të ardhmen tuaj duke zgjedhur jo rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë, por rrugën e drejt dhe atë që iu rrit profesionalisht. Brezi i ri i efektivëve janë shpresa e bluve për të ndryshuar imazhin dhe forcuar strukturën.

 

Kristiana Sheqi u shpall kursantja më e mirë, në mesin e 443 kolegëve të tjerë që morën zyrtarisht emërimin në Policinë e Shtetit. Një ëndërr që e vogël e bërë realitet edhe me mbështetjen e familjes.

 

Unë jam përkushtuar, kjo ka qenë ëndrra ime, policia ka qenë ëndrra ime që e vogël dhe tani që e kam realizuar, do t’i shërbej vendit tim me përkushtim. Unë do të ftoja edhe kolegët e mi për të dhënë më të mirën nga vetja në qëllimin që kemi. Unë kam pasur mbështetjen e të gjithë familjarëve dhe njerëzve të mi, të cilët më kanë mbështetur, më kanë dhënë më shumë motivim për t’ia arritur kësaj dite sot dhe për të vazhduar karrierën në Policinë e Shtetit”, shprehet oficerja e re e policisë.

 

443 efektivët e rinj janë emëruar në 12 qarqet e vendit, ndërsa kanë kaluar faza të shumta testimi me shkrim, fizik dhe psikologjik për të fituar uniformën e policisë së shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *