Subscribe

Zgjedhja e degëve të studimit pas provimeve të maturës shtetërore është një sfidë më vete për gjimnazistët.

 

Nxënës të shkollës së mesme “Ismail Qemali” tregojnë se kanë lëkundje në preferencat e tyre, megjithatë falë këshillimit të karrierës, ata kanë arritur që të kanalizojnë idetë e tyre, duke mos u ndikuar nga rrethi familjar apo shoqëror.

 

 MATURANTË

1-Çdo gjë ka qenë vetë e menduar. Skam pasur ndikim. Mund të kem pak lënkundje me veten se çfarë dege do të vazhdoj, por që deri tani kam marrë një këshillim të duhur dhe besoj që një pjesë më të madhe e kam për degën e inxhinierisë informatike.

2-Kam pasur një ide të fortë që në vit të parë, por më janë dashur disa muaj që unë të jem akoma më i sigurt. Këshillimi i karrierës na ka ndihmuar, kemi bërë orë me psikologe, orë me mësues të fushës që na kanë dhënë një ide të përgjithshme çfarë do vazhdojmë që të krijojmë dhe idenë se çfarë është më e mira për ne.

 

Ndonëse puna në gjimnazin “Ismail Qemali” është intensive për këshillimin profesional falë orëve të dedikuara për këtë gjë, disa prej maturantëve shprehen se kërkimet individuale luajnë një rol të rëndësishëm që ata të qartësohen për profesionin që duan.

 

MATURANTË

Jam munduar që të punoj edhe vetë, edhe të jem sa më shumë e përgatitur edhe për maturën tani, edhe për universitetin më pas

 

Mësuesja përgjegjëse për këshillimin e karrierës në këtë gjimnaz, Brikena Kullolli, tregon se maturantët kanë interes të lartë për t’u njohur me degët e universiteteve të ndryshme dhe në veçanti, ndryshe nga më parë, duan të dinë se sa mundësi u ofron tregu i punës me zgjedhjet që bëjnë.

 

BRIKENA KULLOLLI

MESUESE PER KESHILLIMIN E KARRIERES, GJIMNAZI “ISMAIL QEMALI”

 

Nxënësit janë shumë të inetersuar të marrin informacione jo vetëm për degën, por edhe për mundësitë që kanë në treg që të afrohen drejt asaj që i ofron tregu i punës.

 

Ndikimi i pandemisë dhe mësimit online, sipas mësueses Kullolli, ka ndikuar që gjimnazistët të kenë disa mangësi, gjë që janë përpjekur ta kompensojnë duke ofruar këshillime që në klasën e dymbëdhjetë.

 

BRIKENA KULLOLLI

MESUESE PER KESHILLIMIN E KARRIERES, GJIMNAZI “ISMAIL QEMALI”

 

Kontakte kanë pasur dhe me psikologun e shkollës, dhe me asistencën sociale në këshillimin e karrierës në uljen dhe menaxhimin e stresit për ti qetësuar jo vetëm për proviimet, por edhe për atë që i pret në të ardhmen e tyre. Kanë shkuar edhe vetë në fakultetet përkatëse ku kanë qenë të interesuar për të pyetur se cilat janë mundësitë dhe ofertat që ata ofrojnë. Në klasë të 12 fillojnë dhe kontaktet e drejtpërdrejta me fakultetet, ku ata flasin me persona të specializuar që janë të fushës përkatëse.

 

Këshillimi profesional është një faktor i rëndësishëm në orientimin e nxënësve gjimnazistë për përcaktimin e studimeve dhe zgjedhjen e profesionit të ardhshëm.

 

Pas përfundimit të maturës shtetërore, aplikimi për në universitet kryhet përmes formularit A2, i cili bëhet publik pas marrjes së notave të provimeve me zgjedhje dhe pas daljes së kuotave për në universitet.

 

Çdo maturant kandidat ka mundësinë të zgjedhë dhjetë degë në fakultete të ndryshme të vendit, të cilat mund t’i rendisë sipas preferencave dhe mundësive për t’u shpallur fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *