Subscribe

29-vjeçari kosovar Dijar Xhema, i cili terrorizoi banoret e qytetit te Vlorës, dërgohet ne spitalin psikiatrik, për t’u kuruar. Ne fakt, ky ka qene vendimi i Gjykatës se Krimeve te Renda per te riun nga Mitrovica, i cili tentoi te merrte peng tre persona ne rrugët e qytetit, teksa thërriste “Allahu eshte i madh, do t’ju vras te gjithëve”. Krimet e Renda kane pranuar kërkesën e mbrojtjes pasi konstatuan se Xhema ka çrregullime te forta mendore dhe per ketë arsye, shtrimi i tij ne spital është i detyrueshëm. Por ky vendim i Gjykatës është konsideruar i padrejte nga organi i akuzës. Ne nje njoftim per mediat, Prokuroria ben te ditur se kishte kërkuar arrest me burg për 29-vjeçarin per dy akuza. Prokuroria sqaron se kosovari u kap ne flagrance ne qytetin bregdetar, duke bere propagande me qëllime terroriste dhe ne tentative për te realizuar pengmarrjen e tre personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *