Policia e Dibrës ka bllokuar këtë të martë 5 aktivitete të mbledhjes dhe grumbullimit të kromit si dhe ka vendosur 10 masa administrative.

 

Por krahas këtyre masave policia kaproceduar penalisht dhe 3 shtetas.

 

Siaps policisë është proceduar penalisht shteasi me insicialet U.T., 40 vjeç, L.N., 34 vjeç dhe T.D 30 vjeç.

 

Shtetasit me insicialet U.T dhe L.N. janë proceduar për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i Paligjshëm” pasi vepronin në kudnërshti me ligjin.

 

Ndërsa shteasi T.D, 30 vjeç, ëshë proceduar penalisht për veprën penale “Organizim i llotarive të Palejuara”, pasi në qytetin e Klosit në lokalin që administrohej prej tij, i janë gjetur paisje të lojrave të fatit të paregjistruar në organet tatimore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *