Policia e Korçës ka arrestuar këtë të diel një 32-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

I arrestuar, i cili identifikohet me iniciale E.Z. është vënë në pranga pasi dhunonte fizikisht dhe  psikologjikisht në mënyrë sistematike babain e tij, 63 vjeç.

 

Ndërkohë, një 33-vjeçar në Malqi është arrestuar pasi në lokalin e tij në Poçestë, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, i është gjetur një celular me anë të të cilit vendoste baste sportive.

 

Telefoni i llojit “Samsung” iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *