Inspektori i policisë, Saimir Halilaj u arrestua këtë të premte nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë. 50-vjeçari, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

 

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ai dyshohet se është përfshirë në një sherr fizik me dy persona, A. Ll., 53 vjeç dhe R. Ll., 15 vjeç. Gjatë konfliktit, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme 53-vjeçarit dhe frakturë në krah të miturit.

 

Gjithashtu, Saimir Halilaj i ka intimiduar ata, duke përdorur uniformën e policisë. Gjithë ngjarja ndodhi kur 50-vjeçari ishte jashtë detyre. Ai u kallëzua nga dy personat e përfshirë në konflikt.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *