Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dënduar dhunën e ushtruar ndaj mjekut të urgjencës në spitalin e Durrësit.

 

Në një postim në “Facebook”, Manastirliu u kërkon autoriteteve që të japing dënimin maksimal që jep ligji për autorët e sulmit.

 

Manastirliu, thekson gjithashtu se ajo është mëse e vendosur për zbatimin e urdhërit të ri për regjimet në spitale.

 

“Dënoj me forcë agresionin e dhunshëm ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit. Autorët e sulmit barbar të marrin dënimin maksimal që jep ligji. Të vendosur në zbatimin e Urdhërit për regjimin e ri në spitale. Asnjë familjar në shërbimin e urgjencës dhe respektim i orareve të vizitave në çdo spital! #FundDhunësNdajBluzaveTëBardha”

 

Ditën e shtunë një mjek i urgjencës së Durrësit u goditë me tullë në kokë nga familjarët e një pacienti.

 

Mjeku ndërhyri për të shuar një sherr mes tre personave që po grindeshin brenda në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *