Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Dhjetë xhihadistë të vdekur nga një shpërthim në Siri

24 Gusht 20:02

Dhjetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një kamp trajnimi të xhihadistëve në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita, thanë burime të opozitës.

Shpërthimi ndodhi derisa dhjetëra luftëtarë nga grupi Hyat Tahrir al Sham (HTS) po trajnoheshin për përdorimin e artilerisë dhe mortajave në kampin pranë qytetit Hasano, në provincën veriore Idlib, thanë këto burime për Reuters.

“Arsye e shpërthimit ishte një gabim gjatë një sesioni trajnimi mbi mortajat”, tha Mohamad Rasheed, një aktivist i opozitës i njohur me detajet e incidentit.

Grupi Hyat Tahrir al Sham është një grup xhihadist që kontrollon pjesë të veriperëndimit të Sirisë, një zonë e kontrolluar nga rebelët që janë ende në luftë me Damaskun.

I njohur më parë si Fronti Nusra, ai është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe vende tjera.

Siria është e përfshirë nga një luftë civile që nga viti 2011 dhe gati gjysma e popullsisë së para luftës është zhvendosur ose ka ikur jashtë vendit. Gati gjysmë milionë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë të zhdukur.

Edhe pse luftimet janë pakësuar në muajt e fundit, rreth 40 për qind të vendit mbetet jashtë kontrollit qeveritar. Forca të huaja dhe forcat e mbështetura nga jashtë janë aktivë brenda kufijve të Sirisë.

Qeveria e presidentit Bashar al-Assad është e mbështetur nga Rusia dhe Irani. Të dyja këto shtete kanë dërguar forca ushtarake dhe ndihma të tjera për të gjatë konfliktit.

Assadi ka udhëhequr Sirinë nga viti 2000, pas vdekjes së babait të tij që e mori pushtetin përmes një grushteti në vitin 1970.

Konflikti nisi kur qytetarët më 2011 filluan protestat kundër qeverisë së Assadit, por të cilat ai filloi t’i shtypte me dhunë./REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
shperthim Siri Xhihadiste

Nga e njëjta kategori

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të bllokuar në Gjirin Persik

më shumë...

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret liderët e vendeve evropiane në Berlin

më shumë...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy të vdekur

më shumë...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.