Burimet kanë zbuluar për Al Jazeera kushtet fillestare të marrëveshjes së mundshme të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Bëhet fjalë për marrëveshjen e shqyrtuar në Paris, ku ndër pikat kryesore është ajo e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi.

Sipas artikullit, marrëveshja përfshin pranimin e kërkesës nga Izraeli për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare dhe strehimit të përkohshëm të civilëve në Rrip.

Lexo edhe :

Related Posts

Në artikull gjithashtu shkruhet se Izraeli ra dakord të lironte 400 të burgosur palestinezë, duke përfshirë disa të dënuar me shumë vite.

Izraeli propozoi gjithashtu rishpërndarjen e forcave të tij jashtë zonave të populluara dhe pezullimin e zbulimit ajror për 8 orë në ditë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *